Prishtinë 3 Qershor 2026 11:14
Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë, në kuadër të turneut që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Costa fillimisht është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Më pas, ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e presidentit të Këshillit Evropian vjen në një periudhë të rëndësishme për rajonin, teksa vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë përpjekjet për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.
Pas vizitës në Kosovë, Costa do të marrë pjesë më 5 qershor në Samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat. Tema qendrore e samitit do të jetë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë takim do të marrin pjesë liderë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit, të cilët do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë, si dhe për hapat e mëtejmë në procesin e integrimit evropian.
Vizita e Costës në Kosovë konsiderohet si një sinjal i rëndësishëm i angazhimit të shtuar të Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur stabiliteti dhe perspektiva evropiane e rajonit mbeten prioritete kyçe për Bashkimin Evropian.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës