Prishtinë, 30 maj 2026 11:12
Ministria e Bujqësisë ka vazhduar aksionin për rikthimin nën menaxhim të pronave publike që për vite me radhë kanë qenë të uzurpuara, duke ndërmarrë të premten rrënimin e një objekti afarist që kishte shërbyer si pompë derivatesh përgjatë magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë.
Sipas ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, bëhet fjalë për prona që i kanë takuar Institutit Bujqësor të Kosovës dhe që për një kohë të gjatë janë shfrytëzuar nga subjekte private. Ai tha se rreth 1.2 hektarë tokë të uzurpuar do t’i rikthehen shtetit dhe qytetarëve, me synimin që hapësirat të gjelbërohen dhe të shfrytëzohen për interes publik.
Muja theksoi se aksioni po zhvillohet në zbatim të vendimeve gjyqësore dhe në kuadër të procedurave ligjore për kthimin e pronave të Ministrisë së Bujqësisë nën administrim institucional. Sipas tij, kjo po ndodh në një kohë kur vetë ministria ka vazhduar të paguajë qira të larta për objektet ku operon, ndërsa pronat e saj janë përdorur nga privatët.
Ministri ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë objekti i vetëm që do të rrënohet, pasi edhe objekte të tjera të ndërtuara në prona të Ministrisë përgjatë kësaj zone pritet të kenë të njëjtin fat.
Ky aksion vjen në një javë kur institucionet e Kosovës kanë intensifikuar veprimet për rikthimin nën kontroll shtetëror të aseteve publike, veçanërisht në veri të vendit. Gjatë ditëve të fundit janë ndërmarrë veprime për marrjen nën menaxhim të pronave dhe objekteve publike që kanë qenë të uzurpuara ose jashtë administrimit të institucioneve të Kosovës, duke e vendosur theksin te sundimi i ligjit dhe kthimi i pasurisë publike nën administrim institucional.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës