Prishtinë 29 Maj 2026 12:39
Nën patronazhin e zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, Qeveria e Kosovës organizoi një mbledhje përkujtimore në nderim të veprimtarit Hafiz Gagica, ku u vlerësua kontributi i tij në çështjen kombëtare dhe organizimin e mërgatës shqiptare.
Në këtë ngjarje u theksua roli i Gagicës në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut, si dhe në proceset e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Gagica ka pasur rol të rëndësishëm në mbajtjen aktive të mërgatës shqiptare dhe në organizimin e sistemit paralel të Kosovës gjatë viteve ’90.
“Roli i tij në bashkimin dhe mbajtjen aktive të mërgatës sonë ishte kyç në jetësimin dhe funksionimin e Republikës së Kosovës gjatë viteve të okupimit,” tha Kurti.
Ai shtoi se Gagica ishte bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe një nga figurat kryesore të organizimit politik të diasporës shqiptare.
“Hafiz Gagica ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt e të besuar të presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe me të drejtë cilësohet edhe si krahu i djathtë i tij. Në kohë të rënda dhe të rrezikshme, ai mbajti mbi supe përgjegjësi të madhe,” u shpreh Kurti.
Sipas tij, Gagica ka arritur të bashkojë dhe përfaqësojë mërgatën shqiptare, duke tejkaluar dallimet politike në funksion të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Duke vënë në rend të parë qëllimin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ai arriti të bashkëpunojë me të gjithë dhe të jetë zëri i vendit tonë në diasporë,” theksoi Kurti.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës