Prishtinë, 29 maj 2026 08:14
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë përbën aleancë kundër Serbisë.
Gjatë një deklarimi publik, Milanoviq tha se nuk ekziston asnjë aleancë e tillë kundër Beogradit dhe se deklaratat e Vuçiqit janë pjesë e propagandës politike. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet shteteve të rajonit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes nuk duhet të interpretohet si kërcënim ndaj askujt.
Reagimi i presidentit kroat vjen pasi Vuçiq kishte deklaruar më herët se marrëveshjet dhe koordinimi ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë të drejtuara kundër Serbisë dhe se Beogradi duhet të forcojë kapacitetet ushtarake për t’u mbrojtur.
Në anën tjetër, autoritetet në Zagreb, Tiranë dhe Prishtinë kanë insistuar vazhdimisht se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes synon forcimin e stabilitetit rajonal dhe koordinimin me standardet euro-atlantike, e jo krijimin e tensioneve të reja në Ballkan.
Debati rreth kësaj çështjeje është intensifikuar muajt e fundit, pas deklaratave të shpeshta të Vuçiqit për atë që ai e quan “aleancë ushtarake” të vendeve fqinje kundër Serbisë. Megjithatë, zyrtarët kroatë dhe përfaqësues të NATO-s kanë mohuar se ekziston ndonjë kërcënim ndaj Beogradit.

Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë
Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Fabrika e municionit në Gjakovë, Kurti paralajmëron prodhimin e parë testues deri në fund të vitit
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim