Prishtinë, 29 maj 2026 07:10
Pas shumë vitesh mosfaturimi dhe mungese të inkasimit të pagesave për ujin në komunat veriore, KRU “Mitrovica” ka arritur që nga maji i vitit të kaluar të nisë mbledhjen e pagesave për shërbimet e ujit në veri të Kosovës.
Ky zhvillim po konsiderohet si një hap i rëndësishëm për stabilizimin financiar të ndërmarrjes, e cila ndër vite ishte përballur me humbje të mëdha dhe akumulim borxhesh që sot arrijnë rreth 21 milionë euro.
Këto zhvillime u diskutuan gjatë vizitës që ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, realizoi të enjten në KRU “Mitrovica”, ku u fol edhe për investimet dhe sfidat në sektorin e furnizimit me ujë, veçanërisht në komunat veriore.
Kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, tha se ndërmarrja vazhdon të përballet me probleme të shumta në veri për shkak të rrjetit të vjetëruar dhe mungesës së mirëmbajtjes ndër vite.
Ai theksoi se ekipet janë duke punuar vazhdimisht në terren dhe se falë angazhimit të tyre është rritur dukshëm cilësia e shërbimeve për qytetarët, sidomos në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.
Ndërkaq, ministrja Rizvanolli bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë ka mbështetur ndërmarrjen me mbi 600 mijë euro investime.
Sipas saj, një pjesë e këtyre mjeteve, rreth 250 mijë euro, janë dedikuar për vendosjen e ujëmatësve në komunat veriore, me qëllim mundësimin e faturimit të rregullt dhe menaxhimit më efikas të konsumit të ujit.
Ajo shtoi se paralelisht me procesin e faturimit, po realizohen edhe investime në sanimin e rrjetit për të siguruar furnizim më cilësor për të gjithë qytetarët.
KRU “Mitrovica” është në proces të rekrutimit të stafit në veri, ndërsa prioritet mbetet ofrimi i ujit cilësor dhe shërbimeve të qëndrueshme për të gjithë qytetarët pa dallim.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës