Prishtinë, 26 maj 2026 08:54
Programi i Qeverisë së Kosovës “Garancia për të Rinjtë” po konsiderohet si një nga nismat kryesore institucionale për rritjen e punësimit dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë në vend. Përmes këtij programi synohet që çdo i ri i regjistruar të marrë një ofertë cilësore për punë, praktikë profesionale ose aftësim brenda katër muajve, duke fuqizuar kështu integrimin e tyre në tregun e punës.
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka theksuar se “Garancia për të Rinjtë” paraqet një standard të ri që po ndërtohet gradualisht në Kosovë, me synimin që të rinjtë të mos mbeten pa arsimim, pa zanat dhe pa mundësi punësimi.
“Ky është standard që po e ndërtojmë hap pas hapi dhe që lidhet drejtpërdrejt me vizionin tonë për një Kosovë me më shumë mundësi për të rinjtë. Nuk do të lejojmë që rinia jonë dhe të gjithë qytetarët e aftë për punë të mbeten pa shkollim, pa zanate dhe pa mundësi për punësim”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka vlerësuar se fuqizimi i të rinjve përmes arsimit cilësor dhe aftësimit profesional mbetet prioritet institucional, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me krijimin e vendeve të dinjitetshme të punës dhe zvogëlimin e emigrimit.
Sipas Hotit, të rinjtë duhet ta kenë mundësinë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, përmes mbështetjes institucionale dhe investimeve në zhvillimin profesional.
“Emigrimi nuk duhet të jetë domosdoshmëri. Të rinjtë tanë duhet ta kenë mundësinë e zgjedhjes këtu, në vendin e tyre, përmes arsimit cilësor, aftësimit profesional dhe vendeve të dinjitetshme të punës”, ka theksuar ai.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një vizite në Zyrën e Punësimit dhe Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë, ku u diskutua për angazhimin institucional në krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici