Prishtinë, 24 maj 2026 08:58
Shtetet e Bashkuara janë pranë një marrëveshjeje paraprake me Teheranin në përpjekjet për t`i dhënë fund luftës me Iranin dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, tha të shtunën Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Marrëveshja është “kryesisht” e negociuar, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. “Aspektet dhe detajet përfundimtare të marrëveshjes po diskutohen aktualisht dhe do të shpallen së shpejti”, shtoi ai.
Megjithatë, një zëdhënës ushtarak iranian theksoi në Xu se Teherani do të vazhdojë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit edhe në rast të një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.
Ngushtica, e cila është thelbësore për tregtinë globale të naftës dhe gazit, do të mbetet “nën kontrollin dhe sovranitetin e plotë iranian”, tha zëdhënësi.
Agjencia e lajmeve Fars e Iranit raportoi se Irani kishte rënë dakord të rriste numrin e anijeve që kalojnë nëpër ngushticë në nivelet e para luftës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë një kthim në “kalimin e lirë” si para luftës, tha ajo.
Menaxhimi i ngushticës dhe lëshimi i lejeve do të kryheshin ende nga Republika Islamike e Iranit, raportoi Fars. Prandaj, pretendimi i Trump është “i paplotë dhe nuk pasqyron realitetin”, tha agjencia.

Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës
Tetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, Moska shkel edhe hapësirën ajrore të Polonisë
Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore