Prishtinë, 23 maj 2026 09:02
Tmerri që pa në Reçak veç një ditë pas masakrës, do ta trondiste William Walkerin.
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, dy dekada më vonë u bë dëshmitar i Prokurorisë Speciale për gjykimin në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krimet në Reçak, që do të nisë në korrik të këtij viti.
Në dëshminë e tij, të dhënë një vit më parë, e që do të përdoret kundër të akuzuarve, Walker tregoi se çfarë kishte parë me të hyrë në fshat.
“Aty kishim parë kufomat, ku njëri ishte pa kokë, mashkull, i shtrirë në shpinë, me disa ndryshime në kafkën e tij, i cili kishte qenë me veshje fshatari – veshje civile, veshja e tij ishte veshje tipike e një fshatari i cili punon tokën, s’kishte pasur asnjë shenjë që e identifikonte si ushtarak. Shumica e kufomave ishin të moshës së re ose mesatare, të gjithë meshkuj, kishte parë diku 17,18 apo 19 trupa, prej tyre 2-3 të moshës më të vjetër të cilët kishin pasur kapela (plisa)”, thuhet në dëshminë e Walkerit.
Skenat që po i shihte, Walker donte t’i dokumentonte andaj gjatë dëshmisë së tij, tha se u kishte kërkuar verifikuesve të OSBE-së të fotografonin gjithçka.
Fotografoni sa të keni mundësi dhe sa mundeni, sepse ishte e dukshme se kishte shumë njerëz përreth këtij vendi. Pra, qëllimi ishte që verifikuesit të marrin sa më shumë dëshmi dhe fotografi që është e mundur”, u ka thënë ai hetuesve.
Walker kishte thënë se e cilësoi atë që kishte parë në Reçak si masakër, për shkak të krimeve që serbët i kishin bërë në atë fshat.
Gjykimi në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte në Reçak, pritet të nisë në korrik të këtij viti.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, 21 të pandehurit akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, kanë vrarë 42 civilë.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici