Prishtinë, 22 maj 2026 21:04
Me këngën që e këndonin në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli një nga të mbijetuarit e kësaj masakre i kujtoi ditët e kaluara në burg .
27 vjet pas ai thotë se akoma s’e ka gjetur një përgjigje.
Në këtë përvjetor, u rikthye në vëmendje ekspozita që shpërfaqi shumë pasaktësi për masakrën, e shfaqur para rreth një muaji në qendër të Prishtinës.
“Sot kjo datë na i sjell në kujdes ato ditët e tmerrshme, ndërsa ky përvjetorë është më i rënd se përvjetoret e tjera sepse me ekspoziten e mbajtur në Prishtinë, në sheshin “Nënë Tereza” janë lënduar të gjithë të burgosurit dhe familjarët tanë. Përmes atij prezantimi me komunikata në verzionin e udhës për masakren e Burgut të Dubravës”, Nait Hasani i mbijetuar
E pranishme për homazhe ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu
Nga aty, ajo u shpreh se masakra e Dubravës, nuk mund të trajtohet si krim i zakonshëm lufte.
“Ai që gjendet brenda tij nuk ka as armë, as liri e as mundësi të mbrohet. Jeta e të burgosurit është në duart e institucionit që e ruan. Për këtë arsye, masakra e Dubravës, nuk mund të trajtohet si krim i zakonshëm lufte. Sepse masakra e Dubravës ndodhi brenda një institucioni shtetëror, nën administrimin e shtetit serb, mbi njerëz të paarmatosur, të mbyllur dhe të pambrojtur”, u shpreh Haxhiu.
Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh se është detyre e Kosovës të ruaj këtë kujtesë.
“Andaj, sot kur kujtojmë viktimat e kësaj masakre, ne nderojmë edhe dëshmitarët e saj. Ata që mbijetuan, ata që rrëfyen, ata që shkruan libra, dhanë dëshmi dhe ruajtën të vërtetën nga harresa. Dëshmia e tyre është pjesë e së vërtetës historike të Kosovës dhe e kujtesës sonë kolektive. Republika e Kosovës ka obligim moral dhe shtetëror që ta ruajë këtë kujtesë, ta dokumentojë të vërtetën dhe të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat. Sepse shteti që kujdeset për kujtesën, mundëson drejtësi dhe ndërton paqe”, tha Kurti.
Pas mbarimit të ceremonisë Ener Dugolli iu drejtua Kurtit me një kërkesë
“Pas zgjedhjeve edhe ministri e ka shpreh gaditshmërin që të ulemi një grup punues dhe ta finalizojmë këtë projektin këtu si muze, ekspozitë. Është idea murale me u bo kjo pjesë që është e kufizume me motive nga masakra e Dubravës dhe pastaj me kompletu komplet kjo pjesa përrreth, një amfiteatër”, ishte kërkesa e tij.
E këtë kërkesë Kurti e aprovoi, ndërsa shtoi se janë duke punuar në padinë për gjenocidt kundër Serbisë.
Masakra e Burgut të Dubravës është një masakër që ka ndodhur nga 19 deri më 24 maj 1999, ku u vranë të paktën 117 të burgosur shqiptarë të Kosovës dhe mbetën të plagosur rreth 200 të tjerë.

“ANEMBANË”, projekti që synon të transformojë transportin publik në Kosovë
Universiteti Veror i Prishtinës, urë akademike mes kulturave dhe gjuhëve
Kamberi: Shqipëria i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje Bujanocit dhe Preshevës
Bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi euroatlantik, temat kryesore të takimit Konjufca–Cirielli
Mbi 200 milionë euro përfitim për Kosovën, nis mbyllja e paraburgimit në Gjilan
Të akuzuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit nuk e pranojnë fajësinë
Prokuroria: Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc u organizua me mbështetje nga Serbia