Prishtinë 21 Maj 2026 11’07
Të premten, më 22 maj 2026, në Burgun e Dubravës do të mbahen homazhe përkujtimore në nderim të viktimave, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, raporton GazetaBlic.
Aktiviteti fillon nga ora 11:00, ndërsa organizatorët kanë ftuar ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit dhe qytetarët që të marrin pjesë.
E PLOTË:
NJOFTIM PËR MEDIA
Më 22 maj 2026 (e premte), me fillim nga ora 11:00, do të mbahen homazhe përkujtimore në Burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, e cila ka ndodhur 27 vjet më parë, gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
Me këtë rast, ftohen të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor.
Hyrja në hapësirat e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:00.
Po ashtu, ftohen edhe përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje përkujtimore, kushtuar 27-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë nga shteti i Serbisë.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici