Prishtinë, 21 maj 2026 08:29
Ka përfunduar me sukses projekti për rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Radoniq të Gjakovës, një investim me vlerë prej 9.15 milionë eurosh që pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e bujqësisë në rajonin e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, theksoi rëndësinë e këtij projekti për rritjen e kapaciteteve të ujitjes dhe mbështetjen e fermerëve vendorë.
Projekti është financuar nga Komisioni Evropian përmes një donacioni, ndërsa administrimi është bërë nga Banka Botërore dhe zbatimi nga Ministria e Bujqësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, sistemi ekzistues i ujitjes mbulonte rreth 5 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa pas realizimit të projektit janë përfshirë edhe 6 mijë hektarë të tjerë. Me këtë zgjerim, sipërfaqja totale që përfiton nga furnizimi më i sigurt dhe më efikas me ujë arrin në rreth 11 mijë hektarë.
Autoritetet vlerësojnë se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit bujqësor, përmirësimin e kushteve për fermerët dhe zhvillimin ekonomik të rajonit perëndimor të Kosovës.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici