Prishtinë, 20 maj 2026 09:35
Arsenal F.C. është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Premierligës angleze për sezonin aktual, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për titullin e kampionit në Angli, shkruan Veritasinfo
“Topçinjtë” siguruan matematikisht trofeun një javë para përfundimit të kampionatit, pas barazimit 1-1 që Manchester City F.C. regjistroi ndaj AFC Bournemouth.
Me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit, Arsenali numëron 82 pikë, katër më shumë se Manchester City, diferencë që e bën të pamundur ndryshimin në krye të tabelës.
Ky është titulli i 14-të në histori për klubin londinez dhe një sukses i shumëpritur për tifozët e Arsenalit, të cilët rikthehen të festojnë kurorën e futbollit anglez pas më shumë se dy dekadash.

Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Kosova pëson humbje të rëndë 3-0 nga Irlanda, mbetet në Ligën B të Kombeve
Kosova në disavantazh ndaj Irlandës, Dardanët mbesin me një lojtar më pak
Kosova sonte përballë Irlandës, një barazim mjafton për kualifikim
Foda: Kosova synon fitoren përmes kundërsulmeve
Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore