Prishtinë 19 Maj 2026 10:59
Tekst i përditësuar – Rolando Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë në futboll. Italiani 62-vjeçar, pak i njohur në futbollin evropian, është prezantuar të martën.
Në fakt Federata Shqiptare e Futbollit fillimisht njoftoi për përfundimin e bashkëpunimin me brazilianin Sylvinho, që u vlerësua lart për punën e tij. E ndërkohë e prezantoi Maranin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Maran së fundi ishte në krye të Brescias, nga 28 janari deri më 3 korrik të vitit 2025. Skuadrën e Brescias e drejtoi edhe nga 14 nëntori i vitit 2023 deri më 9 dhjetor 2024.
Përzgjedhësi i ri i kuqezinjve, gjithë karrierën si trajner e ka kaluar në Itali. Ka drejtuar edhe pisan, Genoan, Cagliarin, Chievon, Catanian, Varesen, Vicenzan, Triestinan, Barin e Citadellan.

FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”