Prishtinë, 18 maj 2026 08:55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka intensifikuar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, KQZ-ja ka zhvilluar një program trajnimi dyditor për mbi 200 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
Sipas njoftimit të KQZ-së, trajnimi ka pasur për qëllim aftësimin e anëtarëve të KKZ-ve për përgjegjësitë dhe obligimet ligjore që lidhen me menaxhimin e procesit zgjedhor në nivel lokal.
Pjesëmarrësit janë njoftuar me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe me procedurat që duhet të ndiqen gjatë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Programi ka përfshirë edhe aspekte praktike të procesit zgjedhor, përfshirë menaxhimin e operacioneve në komuna, procesin e votimit dhe numërimit në vendvotime, si dhe procedurat në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Në trajnim është trajtuar edhe përdorimi i platformave digjitale për futjen dhe menaxhimin e të dhënave zgjedhore, me synim rritjen e efikasitetit dhe saktësisë gjatë procesit.
KQZ ka theksuar se Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë rol kyç në administrimin e procesit zgjedhor në komunat përkatëse, duke vepruar nën mbikëqyrjen e institucionit qendror zgjedhor për të garantuar ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Ndryshe, më 8 maj, KQZ-ja ka emëruar mbi 200 anëtarë të këtyre komisioneve, mandati i të cilëve do të përfundojë 15 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë