Prishtinë, 18 maj 2026 07:26
Me 117 mijë kërkesa për votim nga jashtë vendit, diaspora ka shënuar numrin më të lartë të aplikimeve që nga zgjedhjet e vitit 2021, kur ishin regjistruar rreth 130 mijë aplikime.
Ky numër prej 117 mijë, është e dhënë e mëngjesit të së dielës, ndërkohë diaspora ka pasur mundësi të aplikojë deri në përfundimin e ditës së diel.
KQZ-ja ka vendosur që një herë në ditë të japë të dhënat e aplikimeve dhe të radhës, që janë edhe finale, do të bëhen të hënën.
Nga këto aplikime, 99 mijë e 498 janë aprovuar, 7 mijë e 621 janë refuzuar, ndërsa 10 mijë e 59 janë në shqyrtim e sipër.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se shumica e qytetarëve nga diaspora kanë zgjedhur votimin me postë.
“Nga 99,498 aplikime të aprovuara, 22,955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 73,953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënën Elezi.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ishin mbi 130 mijë aplikime për votim nga jashtë, ndërsa rreth 102 mijë prej tyre janë aprovuar.
Ndërkaq, në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar kanë aplikuar rreth 115 mijë qytetarë, prej të cilëve mbi 104 mijë kanë fituar të drejtën për votim.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pati më pak aplikime, pasi shumë qytetarë qëlluan në Kosovë për festa të fundvitit dhe votuan fizikisht.
Qytetarët e regjistruar për votim nga jashtë do të mund të votojnë në dy forma: me postë, në periudhën 25 maj – 6 qershor, ose fizikisht në përfaqësi diplomatike më 6 qershor, një ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare

Kosova me guida të licencuara turistike, synohet rritja e cilësisë së shërbimeve në turizëm
Shqipëria nis fazë të re të integrimit në BE – mbyll kapitujt e parë negociues
Punime në aksin Prevallë–Shtërpcë, përmirësohet qasja në zonën turistike
210 milionë euro për Kosovën, burgu i Gjilanit përgatitet për të burgosurit nga Danimarka
Kurti: Demokracia amerikane mbetet model, Kosova u detyrohet shumë miqve amerikanë
Mbi 1 miliard euro të hyra në gjashtë muajt e parë të vitit nga Dogana e Kosovës
Kurti: Ka frymë konstruktive, por ende pa marrëveshje për institucionet
Kurti: Bisedime konstruktive, por nuk kemi arritur diçka me LDK-në