Prishtinë, 16 maj 2026 19:13
Qytetarët e Kosovës, që ditën e zgjedhjeve të 7 qershorit ndodhen jashtë vendit, do ta kenë mundësinë të votojnë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përveç që mundëson regjistrimin e shtetasve që jetojnë jashtë vendit për të votuar përmes postës ose në përfaqësi diplomatike, një mundësi të tillë e kanë edhe qytetarët e Kosovës të cilët në ditën e zgjedhjeve nuk janë në Kosovë, pra që përkohësisht gjenden jashtë vendit”, ka deklaruar Elezi.
Elezi, po ashtu, ka shtuar se procedura e regjistrimit është e njëjtë me atë për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
“Procedura e regjistrimit të tyre është e njëjtë, si ajo e shtetasve të Kosoës që jetojnë jashtë vendit. Vetëm në rubrikën ku kërkohen dokumentet e nevojshme për regjistrim, aplikuesi duhet të bashkangjes dokumentin që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndron përkohësisht, ose dëshmi tjetër banimi për rastet specifike, si rezervim hoteli, konvikti, etj”, tha tutje Elezi.

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së