Prishtinë 16 Maj 2026 15:23
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka kujtuar në 27-vjetorin e zhdukjes me forcë të veprimtarit dhe intelektualit shqiptar, Ukshin Hoti.
Ajo ka vlerësuar Hotin si një nga figurat më të rëndësishme të mendimit politik shqiptar, duke theksuar kontributin e tij në artikulimin e kërkesës për Republikën e Kosovës.
“Sot bëhen 27 vjet nga zhdukja me forcë e Prof. Ukshin Hotit, intelektualit të Republikës, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare.
Ukshin Hoti ishte ndër zërat më të qartë të mendimit politik shqiptar, që kërkesën për Republikën e Kosovës e artikuloi me dije, guxim dhe bindje të palëkundur. Për këtë, u burgos disa herë nga regjimi jugosllav dhe serb.
Më 16 maj 1999, pas daljes nga burgu i Dubravës, ai u zhduk nga aparati shtetëror serb.
Përderisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit me forcë mbetet e paplotë. E vërteta për të është detyrim ndaj familjes, ndaj historisë dhe ndaj Republikës që ai e mendoi para se ajo të bëhej shtet”, ka deklaruar Haxhiu.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim