Prishtinë, 15 maj 2026 07:03
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka publikuar të dhënat e raportit Konrad-Adenauer-Stiftung, sipas të cilit Kosova renditet e para nga vendet e rajonit për luftimin e korrupsionit.
Ai ka thënë se ky raport është publikuar në muajin shkurt.
Gërvalla në një postim në Facebook ka thënë se ky vlerësim konfirmon përparimin e vendin në forcimin e mekanizmave të transparencës dhe sundimit të ligjit.
“Ky vlerësim konfirmon përparimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e mekanizmave të transparencës, rritjen e llogaridhënies e konsolidimin e sundimit të ligjit, si dhe forcimin e administratës publike që i shërben qytetarit dhe interesit publik, e jo interesave të ngushta private apo grupore. Lufta kundër korrupsionit është pjesë e pandashme e agjendës sonë shtetërore, çdo ditë dhe në çdo nivel të qeverisjes, përmes forcimit të mekanizmave të parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të çdo praktike abuzive, me parimin se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave në veri të Kosovës
Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për krime lufte
Dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve
Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso, Melburn dhe në disa qytete të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Speciales
Dosja 23: Mësohen emrat e nëntë serbëve të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte – operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales