Prishtinë, 14 maj 2026 21:14
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen publike për “Fondin për Shërimin e Lëndimeve të Profesionistëve në Fushën e Sportit për vitin 2026”.
Ky fond është krijuar për të ofruar mbështetje financiare për sportistët, trajnerët dhe gjyqtarët që pësojnë lëndime gjatë aktiviteteve stërvitore apo garuese, duke mbuluar shpenzimet për intervenime mjekësore si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Sipas njoftimit, shuma maksimale e mbështetjes që mund të përfitojë një aplikues është deri në 5,000 euro.
Të gjithë të interesuarit duhet t’i dorëzojnë aplikimet e tyre në formë fizike në zyrat e Ministrisë (Arkiva, nr. 22) deri më datën 11 qershor 2026.
Ky projekt vlerësohet si një hap i rëndësishëm për sigurinë shëndetësore të komunitetit sportiv në Kosovë.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim