Prishtinë, 15 maj 2026 12:39
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar për Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ku lavdëroi hapat që qeveria e udhëhequr prej tij i ka marrë në mbështetje të mijëra familjeve, sipas tij.
Kurti tha se “politika për familjen dhe mirëqenien e saj”, do të ishte përshkrimi i saktë i qeverisjes së tyre në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, pasi tha se familja është trajtuar jo si diçka e ndarë dhe jashtë kontekstit zhvillimor, por në tërësinë e politikave sektoriale dhe në kuadrin e gjerë të vendimmarrjes.
“Për herë të parë në Kosovë kemi nisur me aplikimin e shtesave nga të cilat kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë. Kur e nisëm me 10 e 20 euro, pati tallje e përqeshje për një politikë të këtillë, por vetëm e vetëm që të njëjtit ta fillojnë garën me zotime elektorale numra më të mëdhenj. E sot, çdo familje që plotëson kushtet merr shtesa prej 30 deri në 45 euro, varësisht nga numri i fëmijëve… Ndërkaq zotimi ynë është që në mandatin e plotë që e synojmë edhe një herë, shtesat për fëmijë t’i dyfishojmë në 60 deri në 90 euro. Paralelisht me këtë kemi filluar me shtesat për lehona që kanë përfituar mbi 80 mijë nëna. Njësoj si për fëmijët, edhe këto i kemi gjetur zero. Nisën me 170 euro në muaj, aktualisht janë 325.9 euro, por me synimin që ato t’i ngrisim në 500 euro në muaj”, tha Kurti.
Tutje, Kurti u shpreh se përtej numrave, kjo është politikë zhvillimore me elemente emancipuese shoqërore, pasi tha se në qeverisjen e tij, më shumë se 100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari me qëllim të pranimit të shtesave për fëmijë.
Ai më tej përmendi edhe subvencionimin e librave shkollorë, subvencionimin e faturave të energjisë dhe grantet e subvencionet në bujqësi nga të cilat u shpreh se kanë përfituar mijëra familje.
Këtë vit, 15 Maji si Dita Ndërkombëtare e Familjes në Kosovë shënohet me temën “Familjet, pabarazitë dhe mirëqenia e fëmijëve”.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim