Prishtinë 14 Maj 2026 15:11
Në Qeverinë e Kosovës është mbajtur takimi i parë i Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku ëshët diskutuar për zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në procesin e reformave dhe në zbatimin e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian.
“Kosova është ndër vendet e para të rajonit që ka përmbyllur negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e planit të rritjes, dhe ne si qeveri kemi miratuar agjendën e reformave me 9 tetor 2024. Mandej, pas një vonese të konsiderueshme për shkak të bllokadës politike, me 13 shkurt sivjet, Kuvendi ka ratifikuar më në fund dy marrëveshje me Bashkimin Evropian: marrëveshjen për instrumentin dhe marrëveshjen për huanë. Ndërkohë, me 19 mars të këtij viti, është marrë vendimi për sistemin e zbatimit, si dhe është bërë emërimi i koordinatorit kombëtar, duke përmbushur kështu aktet ligjore për zbatimin e marrëveshjeve të planit të rritjes. Pas miratimit të këtij vendimi, me 16 prill — pra afërsisht një muaj — kemi filluar të pranojmë fondet e parafinancimit nga plani i rritjes në shumën prej 61.8 milionë eurosh. Vendimi përcakton Zyrën e Kryeministrit si institucion kryesor përgjegjës për integrim evropian dhe koordinator të këtij instrumenti. Ndërkaq, Ministrisë së Financave i janë caktuar funksione kyçe, të cilat ndërlidhen me parakushtet për financim dhe për koordinimin e komponentit të kontrollit të brendshëm dhe të auditimit”, tha ai.

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja