Prishtinë, 13 maj 2026 19:01
Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi kosovar është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në La Liga, duke konfirmuar edhe një herë sezonin fantastik që po zhvillon me fanellën e Mallorca.
La Liga publikoi këtë të mërkurë ekipin ideal të sezonit, ku Muriqi zuri vendin e sulmuesit qendror pas paraqitjeve mbresëlënëse gjatë gjithë kampionatit. Ylli dardan ka realizuar 22 gola këtë sezon, vetëm dy më pak se golashënuesi më i mirë i kampionatit, Kylian Mbappe i Real Madrid.
Përfshirja e Muriqit në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit spanjoll konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme, sidomos duke marrë parasysh konkurrencën e fortë në La Liga. Sulmuesi i Kosovës ka qenë lider absolut te Mallorca, duke udhëhequr ekipin me gola dhe paraqitje vendimtare në shumë ndeshje gjatë sezonit.
Në formacionin e sezonit janë përfshirë edhe emra të mëdhenj si Lamine Yamal, Pedri, Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, gjë që e bën edhe më të veçantë praninë e reprezentuesit kosovar në këtë listë elitare.
Falë formës së tij të jashtëzakonshme, Muriqi vazhdon të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe një prej sulmuesve më të respektuar në kampionatin spanjoll

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës