Prishtinë, 12 maj 2026 14:21
Dëshmitarja Helen Fraser i tha prokurorit Joshua Hafetz se gjatë pyetjeve në seancën e djeshme i ka ushtruar trysni për të pranuar se rezultatet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimin.
Fillimisht, prokurori i tha dëshmitares se ka thënë që aftësia për të vlerësuar me saktësi cilësinë e incizimeve audio në këtë çështje ligjore ishte e kufizuar për shkak të faktit që ajo nuk e njeh shqipen.
Ajo e ka pohuar këtë gjë, duke shuar se mosnjohja e shqipes është një lloj kufizimi në vlerësimin e saj.
“Mendoj që unë kam pasur mundësinë që të vlerësoj cilësinë e incizimit në audio. Ndërsa, sa i takon cilësisë së fjalëve ose gjuhës, kjo është e kufizuar sepse unë nuk e njoh shqipen dhe mosnjohja e shqipes është një lloj kufizimi në vlerësimin tim”, tha ajo.
Fraser theksoi se i ka përdorur platformat e Inteligjencës Artificiale, por vlerësimet e saj dhe interpretimet nuk i ka mbështetur në to.
“Nuk mendoj që ka qenë baza e vlerësimeve dhe përfundimeve të mia. Mendoj që ka shërbyer thjesht si ilustrim dhe më ka ndihmuar si element dytësor sa i përket vlerësimit prej meje”, tha Fraser.
Më pas, prokurori Hafetz e pyeti dëshmitaren se a po thotë që dje nuk ka thënë se rezultatet e Inteligjencës Artificiale nuk kanë qenë thelbësore për vlerësimin.
Rrjedhimisht, dëshmitarja tha se faktikisht se rezultatet kanë qenë thelbësore për vlerësimin e saj në raport, është term i përdorur nga prokurori për të cilën ajo ka pasur presion për ta pranuar.
“Jo, ky është term që përdorët ju dhe më ushtruat trysni, presion për ta pranuar”, tha dëshmitarja që më pas u pyet nga prokurori se a është duke thënë që ka gënjyer ajo dje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Fraser mohoi se ka gënjyer, duke shtuar se dje i është kërkuar që të japë përgjigje me “po” ose “jo” dhe se sipas saj disa përgjigje nuk jepen në këtë formë.
Por, gjatë kësaj linje të pyetjeve ndërhyri mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegonx e cila tha se nuk duhet t’iu bëhet më kjo pyetje dëshmitares pasi që i është bërë vazhdimisht sot e dje dhe se tashmë ajo është përgjigjur.
Si kundërpërgjigje ndaj kundërshtimit të Menegon, prokurori tha se dëshmitarja dje ka thënë se Inteligjenca Artificiale i ka ndihmuar për të arritur në përfundimet e saj në raport ndërsa tani po e vë në pikëpyetje këtë pjesë të dëshmisë së saj.
Prokurori Joshua Hafetz shtoi se për ta është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çfarë ka dashur të thotë dje dhe çfarë po thotë sot sepse ka mundësi që ajo mund t’i ndryshojë përgjigjet sërish.
“Nuk jam mbështetur kryesisht në ChatGPT. Thjesht e kam përdorur si pjesë të vlerësimit të përgjithshëm dhe besoj se kam qenë e qartë në këtë vlerësim se kam thënë që në fillim se nuk e flas shqipen dhe nuk kam pasur kontakt me folës të shqipes”, tha Fraser.

Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë
4.1 milionë euro për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Haxhiu dekoron senatoren Ernst
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
DokuFest, dëshmi e zhvillimit kulturor dhe artistik të Kosovës
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse