Prishtinë 12 Maj 2026 8:13
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës ka udhëtuar drejt ShBA-së për të marrë pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se gjatë rrugës për në Kongres, ndjeu më shumë se kurrë se një zë mund të sjellë ndryshim, pasi ajo vite më parë vendosi ta thyejë heshtjen për veten, gratë dhe burrat që u dhunuan seksualisht gjatë luftës së fundit.
“Vite më parë vendosa ta thyej heshtjen. Fola jo vetëm për veten time, por për mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, zëri i të cilave ishte mbuluar nga frika dhe stisma”.
“Zëri im ndihmoi që historia jonë të dëgjohet, që të mbijetuarat të marrin njohjen dhe dinjitetin që meritojnë, dhe që drejtësia të mos harrohet. Heshtja nuk mbron askënd. Të flasësh ndryshon historinë”, ka shkruar ajo.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës