Prishtinë 22 Korrik 2025
Banka e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës ishte e zbrazët kur nisi procesi për krimet e luftës të kryera mbi 25 vjet më parë nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Mejë të Gjakovës.
Të akuzuarit po gjykohen në mungesë që nga mesi i qershorit, pasi nuk janë në dispozicion të drejtësisë kosovare. Kundër tyre është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, ndërsa Beogradi zyrtar vazhdon të heshtë. Ushtria e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se “nuk ka informacion” për pjesëtarët e saj të përmendur në aktakuzë, ndërsa policia nuk është përgjigjur.
Më shumë se 50 persona përfshirë ish-udhëheqës të forcave ushtarake dhe policore akuzohen për vrasjen e 370 shqiptarëve në Mejë dhe fshatra përreth Gjakovës gjatë luftës së vitit 1999. Mbi një çerek shekulli më pas, shumica janë në pension dhe kundër tyre në Serbi nuk po zhvillohet asnjë hetim. Disa madje janë aktivë në jetën publike, shkruajnë libra, angazhohen në politikë dhe shfaqen në media.
Radio Evropa e Lirë analizoi arkivat dhe bazat e të dhënave për të gjetur të akuzuarit. Momir Stojanoviq, ish-shef i sigurisë së Korpusit të Prishtinës dhe i dyshuar kryesor, thotë:
“Nuk kam ndërmend të shkoj në Prishtinë, por do të paraqitesha para një gjykate në Beograd.”
Ai jeton në Nish dhe deri në vitin 2016 ishte zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe. Sot e quan veten “opozitar autentik” dhe kritik të presidentit Aleksandar Vuçiq. Në zgjedhjet lokale të vitit 2020 udhëhoqi grupin qytetar “Sinqerisht për Nishin”, por nuk arriti të kalonte pragun zgjedhor.
Stojanoviq thotë se për masakrën ka mësuar vite më vonë në Hagë, ku ishte dëshmitar mbrojtjeje në gjyqet e udhëheqësve serbë:
“Nuk kam dijeni për vuajtjet e civilëve dhe me përgjegjësi pohoj se ushtria nuk ka të bëjë me atë krim. Nuk mund të them nëse policia ka bërë diçka. Kjo është çështje e tyre.”

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit