Prishtinë, 22 korrik 2025
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq për ngjarjet e armatosura në fshatin Banjskë. Në seancën e sotme ka dëshmuar polici hetues Halim Behramaj, i cili ka përshkruar natën e sulmit si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mirë të organizuar nga autorët.
Behramaj, i cili punon në njësinë e trafikut në Mitrovicë, ka treguar se rreth orës 2 të mëngjesit kishte marrë informacion për një barrikadë të vendosur në Banjskë dhe ishte nisur drejt vendit bashkë me kolegët e tij. Ai theksoi se kishin qenë tre vetura policore dhe se në momentin që kishin arritur afër barrikadës, ishin përballur me shpërthime dhe të shtëna të shumta me armë.
“Polici Elez Peci na paralajmëroi se mund të ishte kurth. Kur filluam të shpërndahemi, ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe menjëherë pasuan të shtënat me armë të ndryshme. Nga armët dhe pozicionimi i tyre, kuptuam se nuk ishim përballë një grupi të zakonshëm kriminal, por me një strukturë të organizuar mirë”, deklaroi Behramaj.
Ai përmendi se kolegu i tij, Avni Shala, ishte detyruar të hapte zjarr për t’u mbrojtur dhe se në rrugë kishte vërejtur të shtrirë rreshterin Afrim Bunjaku, pa mundësi të afrohej për shkak të rrezikut të lartë.
Sipas dëshmitarit, në ndihmë kishte ardhur edhe një autoblindë e njësisë së reagimit të shpejtë nga fshati Izvor, ndërsa përleshja kishte përfshirë armë të kalibrit të rëndë.
Procesi gjyqësor po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi