Prishtinë 9 Maj 2026 9:01
Viti 2025 ka shënuar një rekord historik në landin e Bavarisë në Gjermaninë jugore, numri i personave që kanë marrë pasaportën gjermane ka arritur nivele të papara deri më tani.
Sipas të dhënave më të reja, qytetarët nga Kosova renditen ndër grupet kryesore që kanë përfituar nga ky proces.
Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, rreth 60’000 njerëz janë bërë shtetas të rinj të Bavarisë gjatë vitit të kaluar. Në këtë statistikë rekord, Kosova zë një vend mjaft të rëndësishëm.
Raporti specifikon se rreth 4100 persona me origjinë nga Kosova kanë marrë shtetësinë gjermane në këtë land, duke u renditur në vendin e tretë, së bashku me Rusinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, menjëherë pas Turqisë (6495) dhe Sirisë (4979).
Zyra e Statistikave e Bavarisë bëri të ditur se numri total prej 59’573 personash të pajisur me shtetësi është pothuajse 10 për qind më i lartë se në vitin paraprak. Po ashtu, “Süddeutsche Zeitung” bën të ditur se krahasuar me vitet 2021 dhe 2022, numri i nënshtetësive të dhëna është dyfishuar, ndërsa krahasuar me vitin 2014, kjo shifër është katërfishuar.Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, e cilësoi këtë si një sukses, duke theksuar se marrja e shtetësisë është një vendim i vetëdijshëm për Gjermaninë dhe Bavarinë. Shumica e personave të pajisur me shtetësi (58 për qind) janë të moshës midis 18 dhe 44 vjeç.
Për të marrë shtetësinë, aplikantët duhet të dëshmojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, të sigurojnë jetesën vetë, të kalojnë testin e nënshtetësisë dhe të mos kenë dënime penale. Megjithëse ligji aktual i reformuar në verën e vitit 2024 e shkurtoi kohën e qëndrimit të nevojshëm nga tetë në pesë vjet dhe lejoi dyshtetësinë, ministri Herrmann ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta.Ai kërkon rikthimin e kriterit prej tetë vitesh qëndrim, duke argumentuar se kjo kohë garanton një integrim më serioz dhe të plotë në jetën gjermane.

Dogana e Kosovës pjesë e forumit më të lartë vendimmarrës të Organizatës Botërore të Doganave
Gara: Serbia vazhdon të bllokojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve, në Batajnicë dyshohet edhe për 58 viktima
Historianët e rinj kundërshtojnë narrativën serbe për Betejën e Kosovës
Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet
AUV-i, apel operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve: Respektoni rregullat për ruajtjen e ushqimit gjatë verës
Maqedonci: Besimi ndaj FSK-së dëshmi e punës dhe përkushtimit
Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës
Mitrovica funksionalizon shërbimin për ndërhyrje të vogla kirurgjike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare
Instituti i Shëndetësisë Publike apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës