Prishtinë 8 Maj 2026. 14:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 6 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2026.
Sipas të dhënave të fundit, deri më 8 maj në orën 09:00, përmes platformës elektronike janë pranuar gjithsej 21,378 kërkesa për regjistrim. Prej tyre, 9,149 janë aprovuar, 1,037 janë refuzuar, ndërsa 11,187 mbeten në pritje për shqyrtim.
Nga aplikimet e aprovuara, 2,284 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 239 kanë zgjedhur të dërgojnë fletëvotimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa pjesa më e madhe, 6,626 votues, janë regjistruar për votim përmes postës jashtë vendit.
KQZ bën të ditur se ka miratuar paraprakisht listën e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike, ku procesi i votimit pritet të zhvillohet më 6 qershor në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, përfshirë 33 ambasada dhe 15 konsullata. Numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik është 66,450.
Ky kufizim vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërsa numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim me postë është i pakufizuar. Në rast se arrihet numri maksimal, aplikuesit do të orientohen drejt votimit përmes postës.
Po ashtu, KQZ ka vendosur si kriter minimal 50 votues të regjistruar për organizimin e votimit fizik në një përfaqësi diplomatike. Nëse ky numër nuk arrihet, votimi fizik nuk do të zhvillohet dhe votuesit do të kalojnë automatikisht në votim përmes postës, për çka do të njoftohen nga institucioni.

Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë
4.1 milionë euro për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Haxhiu dekoron senatoren Ernst
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
Nga pasivizimi i adresave te përjashtimi nga drejtësia: shqiptarët e Luginës jashtë sistemit
Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
DokuFest, dëshmi e zhvillimit kulturor dhe artistik të Kosovës
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse