Prishtinë 8 Maj 2026 12:24
International Maarif Schools of Kosova ka organizuar aktivitetin “SCIENCE FAIR”, ku u prezantuan mbi 50 projekte inovative të nxënësve, ekspozita interaktive dhe eksperimente tërheqëse shkencore, raporton Ekonomia Online.
Mehmet Nedim Aslan, përfaqësues i Fondacionit Turk “Maarif” në Kosovë tha se ky panair bashkon mbi 50 projekte nga shkenca të punuara nga nxënës të shkollës fillore dhe të mesme.
“Sot, ne nuk po ndajmë vetëm dritën e shkencës, por po festojmë edhe imagjinatën, kureshtjen dhe kreativitetin e nxënësve tanë. Ky panair është një hapësirë e veçantë ku nxënësit kënaqen duke mësuar, bëjnë pyetje dhe zbulojnë njohuri në një mënyrë argëtuese dhe kuptimplote. Panairi shkencor i International Maarif Schools of Kosova bashkon projekte nga fusha të ndryshme si biologjia, kimia, fizika, matematika, robotika dhe artet. Këto projekte tregojnë qartë zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve tanë. Me më shumë se 50 projekte, ky panair është një pasqyrim i fuqishëm i përpjekjeve, njohurive dhe aftësive të nxënësve tanë. E gjithë kjo është bërë e mundur falë udhëzimit dhe përkushtimit të madh të mësimdhënësve tanë. Falënderoj sinqerisht të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë ngjarje kuptimplote. Uroj të takohemi sërish në shumë aktivitete të tjera, plot shkencë, kureshtje dhe zbulime”, tha ai.
Kurse, Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për Arsimin Parauniversitar tha se panairi është dëshmi e qartë se arsimi cilësor krijon jo vetëm njohuri, por gjithashtu edhe inovacion.
“Sot jemi dëshmitarë të një pune të jashtëzakonshme, ku nxënësit prezantojnë ide, prezantojnë projekte dhe zgjidhje që pasqyrojnë fuqinë e dijes, kreativitetin dhe po ashtu mendimin kritik. Ky panair është dëshmi e qartë se arsimi cilësor krijon jo vetëm njohuri, por gjithashtu edhe inovacion. Të dashur nxënës, ju jeni zemra e këtij aktiviteti. Çdo projekt i juaji është një hap drejt së ardhmes dhe një tregues i potencialit të madh që mbani. Të nderuar mësimdhënës, puna juaj e përditshme dhe përkushtimi profesional janë themeli i këtij suksesi”.
“Një falënderim i veçantë shkon edhe për shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit dhe për kontributin e shquar përmes rrjetit të International Maarif Schools of Kosova, të cilët janë shembull i një arsimi dhe i vlerave edukative. Në përmbyllje të këtij panairi, ju uroj një panair të suksesshëm, frymëzues dhe me shumë arritje. Le të jetë kjo ditë dëshmi se e ardhmja ndërtohet me dije, përkushtim dhe sidomos me bashkëpunim”, tha ajo.

Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë
4.1 milionë euro për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Haxhiu dekoron senatoren Ernst
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
DokuFest, dëshmi e zhvillimit kulturor dhe artistik të Kosovës
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse