Prishtinë 8 Maj 2026 10:58
Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me kompetencat ligjore, ka realizuar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me nivel të lartë rrezikshmërie në tërë territorin e Kosovës.
Raporti i publikuar nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet përmbledhëse të inspektimeve të kryera gjatë këtij aksioni. Në numrin e përgjithshëm të ndalimeve të punimeve përfshihen automatikisht edhe kërkesat për kundërvajtje.
Pas përfundimit të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve procedohen në Gjykatën për Kundërvajtje për shkeljet e evidentuara gjatë inspektimit.
Ndërkohë, riinspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bazuar në afatet e përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive të konstatuara.
Eliminimi i parregullsive nënkupton ndërmarrjen e masave nga subjektet e inspektuara për përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas raportit, në polici janë proceduar rastet kur investitorët apo punëkryerësit kanë vazhduar punimet pavarësisht vendimit për ndalim të punimeve, si dhe rastet e dëmtimit të shiritit ndalues.
Po ashtu, është bërë e ditur se rastet e paraqitura në polici nuk përputhen domosdoshmërisht numerikisht me të dhënat në tabelë, pasi ato lidhen me subjektet që ende kanë në fuqi masën e ndalimit të punimeve.
Të dhënat e paraqitura në raport përfshijnë periudhën deri më 30 prill 2026, ndërsa aksioni ka vazhduar edhe pas kësaj date me monitorim dhe riinspektim të subjekteve ndaj të cilave janë shqiptuar masa ndaluese ose vërejtje për evitimin e parregullsive.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës