Prishtinë, 7 maj 2026 17:07
Gjashtë persona janë arrestuar të mërkurën në një aksion të gjerë të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, njofton Prokuroria e Kosovës, përcjell Veritasinfo.
Aksioni është realizuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, ndërsa të ndaluarit me inicialet F.S., L.R., N.S., A.I., A.Sh. dhe B.B. janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit ngarkohen për disa vepra penale, përfshirë “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorim të informatës zyrtare”, “Mashtrim”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme”, “Deklarim të rremë nën betim”, “Marrje dhe dhënie të ryshfetit”, “Marrje të deklaratave me anë të shtrëngimit”, si dhe “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Në kuadër të operacionit, autoritetet kanë sekuestruar dy vetura në vlerë rreth 80 mijë euro, një orë dore të markës Rolex me vlerë deri në 10 mijë euro, pesë telefona celularë dhe dokumente të tjera që pritet të përdoren si prova materiale në procedurën penale.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës