Prishtinë 7 Maj 2026 11:31
Ushtruesja e eetyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vërejtjeve përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë, duke thënë se ato konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nga institucionet e Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, Haxhiu theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rezolutën e miratuar më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore.
Sipas saj, pas gjetjeve të fundit të CERD-it, kjo përgjegjësi tashmë ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare.
“Vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë e konfirmojnë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026, për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore.
Tani, pas gjetjeve të CERD-it, kjo përgjegjësi ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare.Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit. Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it.
Të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve. Ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave”, ka shkruar Haxhiu.

Gërvalla mohon kontaktet me Specialen: Është betejë ligjore, jo deklaratash
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme
35 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Qeveria miraton pakon e projektligjeve për reformën në drejtësi
Kamberi: Beogradi bllokon fondet dhe tekstet shqip, por Lugina po flet në New York
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren