Prishtinë, 7 maj 2026 08:22
Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka shtyrë edhe për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i ftuar në Top Story, është shprehur se në këtë proces gjyqësor nuk janë respektuar asnjë nga nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Po ashtu, Beci ka shtuar se ndryshimi që është bërë në nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës është, sipas tij, çudia më e madhe që mund t’i ndodhë një vendi.Për ish-kreun e Krimeve të Rënda, duhet të flitet edhe për krimet e serbëve.
“Duhet ta shohim njëherë si proces. A është një proces i rregullt ligjor apo jo? Që të shohim këtë, duke iu kthyer edhe historisë, edhe për gjyqin e Nurenbergut u kujdesën të gjithë juristët më të famshëm të botës që të gjejnë sa më shumë liri dhe të drejta. Sot që flasim, si kemi mbërritur në një proces që në pamje të parë duket i parregullt, për sa i përket të gjithë proceseve që mund të ecin me një gjyqësor të zakonshëm. Kemi të bëjmë me problemin e sovranitetit. Aty është ndërtuar gjykata me tre shtylla. Kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Evropës në vitin 2014. Kemi një ndryshim të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës. Ky nen, unë e them me plot bindje, është çudia më e madhe që mund t’i ndodhë një kushtetute në çfarëdo lloj vendi. Bie e drejta e njeriut, e drejta për një proces të rregullt ligjor, bie sepse është sanksionuar në Kushtetutë. Këta deputetë që kanë votuar një paralele të shtetit ligjor, është skandaloz, është i pavarur nga gjithçka. Këtu fillojmë me problemin e sovranitetit. Ky është i pastër. Ne themi që kemi një tribunal për Kosovën, por nuk kemi fonde dhe personel nga Kosova, nuk përdoret flamuri i Kosovës. Këtu fillon dyshimi, ky sistem procesi gjyqësor është i Kosovës apo i ndërkombëtarëve? Problemi më kryesor ka lidhje me selektivitetin. Kritikat më të forta janë që këtu po gjykohen vetëm luftëtarët e UÇK. A kemi një pjesë tjetër të luftës për krimet që kanë bërë serbët? Zero.Pala mbrojtëse e këtyre personave të akuzuar ngre dyshime mbi ligjin e kohës. A përdoret ligji i kohës së ’99 apo ai i sotmi. Ky është një problem shumë i madh. Kur thashë më parë për marrëveshjen, është e detyruar të zbatojë nen për nen KEDNJ. Neni 5 i saj flet për afatet e paraburgimit dhe logjikën, dhe në këtë gjykatë janë shkelur nga fillimi në fund. Kemi 5-6 vite paraburgim pa proces gjyqësor.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës