Prishtinë, 7 maj 2026 08:06
Mbi 50 mijë euro janë arkëtuar nga gjobat e shqiptuara për shkelje mjedisore gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka nisur një qasje të re ndaj ndotësve të mjedisit, duke paralajmëruar masa më të ashpra dhe më shumë kontrolle në terren.
Sipas saj, gjatë këtij viti Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar gjithsej 28 gjoba në fusha të ndryshme, ndërsa nga to janë arkëtuar mbi 50 mijë euro.
“Në Inspektoratin e Mjedisit në kuadër të MMPH kemi nisur një qasje të re, të vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve të mjedisit”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se institucionet do të shtojnë intensitetin e inspektimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore në vend.
“Do të rrisim intensitetin e inspektimeve në terren dhe do të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e pasurive tona natyrore”, ka deklaruar ministrja.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës