Prishtinë, 6 maj 2026 17:45
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në orët e hershme të mëngjesit në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera, ku janë ndaluar për 48 orë pesë persona të dyshuar.
Të arrestuarit me inicialet A.B., N.K., A.Q., B.SH. dhe M.B., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumentit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Sipas Prokurorisë, dy nga të dyshuarit kanë përdorur një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pronë. Një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka krijuar dokumente fiktive për të mundësuar legalizimin, ndërsa dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat duke aprovuar regjistrimin e pronës në mënyrë të paligjshme.
Prokurori i Shtetit pritet që brenda afatit ligjor të vendosë për masat e sigurisë ndaj të pandehurve, ndërsa rasti mbetet në procedurë hetimore.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës