Prishtinë, 6 maj 2026 10:55
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit me inicialet M.K., V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K. akuzohen se në periudhën nga 24 mars deri më 31 mars 1999, në qytetin e Gjakovës, kanë marrë pjesë në një operacion të gjerë të zhvilluar në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, përcjell Veritasinfo.
Aktakuza pretendon se gjatë këtij operacioni janë kryer një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje të civilëve, dëbim të popullsisë, si dhe shkatërrim dhe plaçkitje të pronës.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje shtesë mbi identitetin e plotë të të pandehurve, ndërsa rasti pritet të trajtohet në gjykatat kompetente në ditët në vijim.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante