Prishtinë 6 Maj 2026 10;20
U bënë 29 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj 1997, në kufirin me Shqipërinë.
Në betejën disaorëshe me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, ra në altarin e lirisë, Luani, njëri nga djemtë e familjes Haradinaj.
Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.
Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bien në një pritë të ushtrisë jugosllave, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagosen Rafet Rama, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.
Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në varrezat e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, ku prehet i qetë, së bashku dëshmorët e tjerë.
Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Pas kryerjes së shkollës së mesme, Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryejë duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha