Prishtinë 6 Maj 2026 9:17
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që mërgata të regjistrohet dhe të votojë.
Përmes një videoadresimi, Haxhiu u shpreh se mërgata ka qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë mundua t’i mbajnë larg, shkruan IndeksOnline.
Sipas saj, mërgata duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes për vendin.
“Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj. Regjistrohuni për të votuar. Ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’ju mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë. Keni qenë zëri i Kosovës kudo në botë. Vazhdoni kontributin tuaj për Republikën e Kosovës dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes. Regjistrohuni me kohë. Ndihmoni njëri-tjetrin. Flisni me familjarët, me miqtë, dhe me të rinjtë që kanë lindur jashtë, por që Kosovën e kanë në zemër dhe në mendje”, deklaroi ajo.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për kuvend mbahen më 7 qershor.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind