Pejë, 6 maj 2026 06:08
Mbi 100 diploma të falsifikuara, të lëshuara në emër të një shkolle profesionale në Pejë, kanë vënë në lëvizje organet e drejtësisë.
Bëhet fjalë për shkollën e mesme profesionale “Rifat Gjota” në Pejë, në emër të së cilës dyshohet se janë lëshuar së paku 104 diploma të falsifikuara. Rasti nga Inspektorati i Arsimit është proceduar për hetime në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Një dosje prej 40 faqesh ka dy vite që është proceduar në Prokurorinë e Pejës. Dosja përmbanë emrat e 97 personave, shumica banorë të komunave të ndryshme të Kosovës që me vendime të Inspektoratit Arsimor u janë anuluar diplomat e shkollës së mesme profesionale “Rifat Gjota” në Pejë.
Kjo, pasi ato diploma, sipas Inspektoratit nuk janë lëshuar kurrë nga kjo shkollë e as personat që janë bartës të këtyre diplomave nuk kanë qenë kurrë nxënës të kësaj shkolle.
RTK përmes burimeve të saja ka zbuluar se nga hetimet e Prokurorisë janë identifikuar dy persona, një burrë dhe një grua që dyshohet se jo vetëm që janë të përfshirë, por edhe kanë organizuar të gjithë skemën e falsifikimit dhe shpërndarjes së diplomave. Kryeinspektori Ilir Shatri thotë se këto diploma janë përdorur kryesisht në tregun evropian me qëllim të punësimit në profesione të caktuara.
Nga dokumentet e verifikuara, rezulton se të dhënat e nxënësve nuk figurojnë në regjistrat e shkollës, çka ngrit dyshime serioze për një skemë të organizuar jashtë sistemit arsimor.
Xhemajl Kastrati, drejtor i shkollës “Rifat Gjota” në Pejë ka thënë në një përgjigje me shkrim se persona jashtë shkollës kanë keqpërdorur emrin e institucionit që ai drejton me qëllim që të përfitojnë nga diplomat që kanë falsifikuar.
Ndërkohë, se nuk ka të përfshirë brenda shkollës në këtë skemë falsifikimi e konfirmojnë edhe Prokuroria Themelore e Pejës.
RTK merr vesh se me këtë rast tashmë është ngarkuar Prokuroria e Mitrovicës pasi dy të dyshuarit kryesor si dhe shumica e të përfshirve në këtë skemë falsifikimi janë nga ky regjion. Megjithëse në numër më të vogël në këtë aferë janë përfshirë qytetarë edhe të regjioneve tjera të Kosovës

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind