Prishtinë, 6 maj 2026 06:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar fillimin e periudhës së regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës, në kuadër të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke u regjistruar në periudhën nga 6 deri më 17 maj 2026, përcjell Veritasinfo.
Procesi i regjistrimit mund të kryhet përmes platformës online të KQZ-së për diasporën, ose duke dërguar aplikimin përmes postës në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.
Autoritetet zgjedhore u bëjnë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të shfrytëzojnë këtë mundësi për të marrë pjesë në procesin demokratik, ndërsa për informacione shtesë është vënë në dispozicion edhe një numër kontakti përmes aplikacioneve WhatsApp dhe Viber.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione