Prishtinë, 5 maj
Pas fushatës së re të mashtrimit, nëpërmjet së cilës synohet që qytetarëve t’u vidhen të dhënat bankare, kanë reaguar institucionet dhe një numër bankash. Ato kanë apeluar që të mos klikohet në linqet që u dërgohen me SMS. Ndërkaq, ekspertët kanë shtruar nevojën për fushata sensibilizuese, me qëllimin për të parandaluar rastet.
Institucionet dhe ekspertët kanë apeluar te qytetarët që të kenë kujdes për mesazhet mashtruese që u shkojnë përmes SMS-ve, e me të cilët mund të bien viktima të vjedhjes së të dhënave bankare.
Policia për të dytën ditë rresht, të martën, ka bërë thirrje që të mos bihet pre e mesazheve ku paraqitet rrejshëm emri i bankës dhe të mos klikojnë në linqet e paraqitura e as të mos ndajnë informacionet personale.
Edhe eksperti i çështjeve kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka bërë thirrje të njëjtë dhe ka thënë se kur të marrin mesazhe të tilla, qytetarët duhet t’u drejtohen bankave.
“Të thërrasin bankën ku janë ata klientë dhe të marrin informacione drejtpërdrejt nga banka për të gjitha SMS-të të cilat kërkojnë që përmes SMS-ve të hyjnë në linqe dhe të plotësojnë të dhënat e tyre. Do të thotë, kjo është një ndër masat, dhe çdo SMS me ndonjë link duhet të ketë, atë të themi, critical thinking, që gjithmonë hapi i parë të mendojnë që është një link i rrezikshëm, respektivisht, dhe pastaj të marrin masat e tjera”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka theksuar se edhe bankat duhet të jenë më proaktive dhe se edhe nga institucionet duhet të ndërmerren hapa për identifikimin e personave që qëndrojnë pas mashtrimeve.
Hoxhaj ka shtruar nevojën edhe për fushata informimi.
“Parandalimi më i mirë është ndërgjegjësimi i qytetarëve. Fushatat sensibilizuese dhe emisionet informuese ndikojnë pozitivisht që qytetarët të kuptojnë rrezikun. Në çdo rast kur kërkohet klikimi në linke dhe dhënia e të dhënave sensitive, duhet treguar kujdes maksimal, sidomos kur bëhet fjalë për të dhëna financiare”, ka thënë ai.

Gjurmë të krimeve të luftës në Kalludër të Vogël, vazhdojnë gërmimet për varrezën masive
1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
Inspektorati ashpërson kontrollet: Asnjë punim pa respektuar standardet e sigurisë
Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë, janë gjetur të paktën katër trupa
Kurti u dërgon ftesë për takim partive politike
Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë vendin ku dyshohet për varrezë masive në Jabukë
Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend