Prishtinë, 5 maj 2026 19;:44
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vazhduar aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë për konsumatorët të cilët kanë paraqitur ankesa.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë këtij aksioni, janë identifikuar raste të devijimeve në orë dhe datë në disa njehësorë elektrikë.
Njehësorët ku janë konstatuar këto parregullsi janë tërhequr dhe janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorët e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës.
Ndërkohë, për njehësorët me afat të skaduar të vlefshmërisë, janë iniciuar dy procedura të gjobitjes ndaj operatorit KEDS, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Aksioni i sotëm është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, ndërsa në ditët në vijim, bazuar në planin operacional dhe në ankesat e konsumatorëve, verifikime të tilla do të shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. MINTI fton të gjithë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të mundshme lidhur me njehësorët elektrikë, përmes: * numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber) * adresës elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia