Prishtinë, 21 korrik 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Takimi është fokusuar në zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë te moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Gjatë bisedës, është diskutuar për pasojat që sjell vonesa në konstituimin e Kuvendit, si në funksionimin e institucioneve demokratike, ashtu edhe në proceset kyçe të integrimit evropian. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe formimin e institucioneve në kohë sa më të shpejtë.
Gjithashtu, në takim u fol për raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Presidentja përsëriti kërkesën për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e përparimit në trajtimin e aplikimit të vendit për statusin e kandidatit në BE.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë