Prishtinë, 21 Korrik 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deklarata e presidenti serb, Aleksander Vuçiq pas arrestimit të zararit serb që ofendoi UÇK-në janë të kërcënuese.
Ai ka thënë se Kosova është shtet demokratik dhe respekton lirin e shprehjes po nxitja e urrejtjes nuk do të tolerohet
“Deklaratat e presidentit serb janë të papranueshme dhe njëkohësisht kërcënuese. Kur një president i një shteti komandat i ushtrisë lëshon tone kërcënuese kjo nuk mund të konsiderohet si qëndrim individual por si politikë shtetërore. Në këtë mënyrë Beogradi tregon se nuk e mbështet drejtësinë paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e përçarjes në rajon .Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, UÇK-në përmes deklarimeve të tilla qartësisht të sinkronizuar ata kanë për qëllim nxitjen e provokimit e tensioneve. Deklarata e tilla përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe nuk duhet neglizhuar”, ka thënë Kurti, raporton teve1.info
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë, pasi siç ka thënë ai ka indikacione për rrezikim nga provokimet e ndalimet arbitrare.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje BE-së, NATO-s që t’i dënojë deklarimet e Vuçiqit.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë, pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime e ndalime arbitrare nga autoritet serbe ndaj qytetasve tanë.I ftojmë për maturi bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe ruajtje të unitetit dhe qetësisë. Poashtu i bëjmë thirrje BE-sw, NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit që nuk janë pjesë e deklarimeve politike por e një fushate mirë të organizuar për destabilizimin e Kosovës”, tha Kurti.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë