Prishtinë, 4 maj 2026 20:47
Është lansuar shërbimi digjital për regjistrimin e të porsalindurve në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.
“Ky sistem u mundëson prindërve që regjistrimin e foshnjës ta kryejnë drejtpërdrejt në QKUK, pa procedura shtesë dhe pa paraqitje fizike në institucione të tjera. Të dhënat barten automatikisht te institucionet përkatëse, duke eliminuar ngarkesën administrative”, thuhet në njoftim.
Shërbimi përfshin: regjistrimin në sistemin shëndetësor, aplikimin për shtesa për lehonën dhe fëmijën, regjistrimin e vaksinimit, hapjen e llogarive në eKosova dhe njoftimin elektronik të institucioneve”.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se ky është një hap konkret drejt digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për prindërit, dhe ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen.
Para QKUK-së, shërbimi ka nisur të zbatohet si pilot-projekt në spitalet e Gjilanit dhe Ferizajt, ndërsa pas QKUK-së do të shtrihet në të gjitha maternitetet në vend.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante