Prishtinë, 5 maj 2026 06:57
Një intervistë për Opinion ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur direkt nga qelia e tij në Hagë.
Ish-kreu i UÇK-së ka ndarë reflektime të thella mbi izolimin, duke theksuar se përballë vështirësive fizike, besimi i tij te qytetarët e Kosovës mbetet i palëkundur.
Thaçi deklaroi me bindje se, pavarësisht faktit që ai po “tretet” në burg, rrugëtimi i Republikës së Kosovës drejt progresit është tashmë një proces i pakthyeshëm.
“E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme apo ngjarje të tjera botërore. E kam të përjetuar edhe sjellën “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike, e cila mund të më lëkundë besimin për qytetarët e Kosovës. Edi, sot ndonjë zyrtar apo ish-zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduat krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë, ky proces i meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por për Republikën e Kosovës jam i bindur që do të ketë progres.”
Ai hodhi akuza ndaj përpjekjeve të Serbisë për të kriminalizuar filozofinë e shtetbërjes shqiptare përmes proceseve gjyqësore aktuale.
Sipas tij, liria dhe pavarësia janë fitore që nuk mund të zhbëhen më, pavarësisht lëkundjeve të mundshme diplomatike nëpër botë.
Thaçi: “Faji” im i vetëm është – pse jam gjallë
“Serbia luftoi shumë ta pengojë lirinë dhe pavarësinë – ka dështuar ta arrijë këtë për mbi tri dekada. Tani përpjekja është si ta kriminalizojë filozofinë e shtet-bërjes. A do të arrijë përmes kësaj gjykate? Nuk dua as ta mendoj. Shpresoj ende ka njerëz me vlerë morale dhe integritet profesional. Gjyqtarët gjatë procesit kanë parë të vërtetën. Të vërtetën e ka parë edhe bota. Vendimi është në dorën e tyre.”

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha