Prishtinë, 21 korrik 2025
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e sulmit të armatosur në Banjskë, që më 24 shtator 2023 i mori jetën rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët dyshohen se ishin pjesë e një grupi paramilitar serb, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, që marshoi drejt manastirit të Banjskës ku ndodhi një përleshje e rëndë me Policinë e Kosovës.
Seanca pritet të nisë në orën 09:30 dhe në të do të paraqiten vetëm tre të pandehur që ndodhen në paraburgim: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq. Ata janë arrestuar gjatë operacionit të ndërhyrjes nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës, menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit.
Për 42 të pandehurit e tjerë, Prokuroria ka propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë, për shkak të pamundësisë së sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë.
Rasti “Banjska” vazhdon të jetë një ndër çështjet më të ndjeshme të sigurisë në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante