Prishtinë, 21 korrik 2025
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka dalë me një njoftim për bashkatdhetarët, duke i paralajmëruar për kufizimet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente të skaduara, veçanërisht gjatë kalimit tranzit përmes vendeve të treta.
MPJD bën të ditur se disa shtete kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi pa përjashtim, pavarësisht se cila është origjina apo destinacioni i udhëtimit.
“Duke u bazuar në rastet e fundit, sidomos gjatë kalimit përmes territorit të Italisë, njoftojmë qytetarët se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër këto shtete. Prandaj, është e domosdoshme që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat e dokumentacionit për secilin vend tranzit,” thuhet në njoftim.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe të kontaktojnë misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në rast pasigurie apo paqartësish.
“Informohuni para nisjes dhe shmangni problemet gjatë udhëtimit,” përfundon komunikata e MPJD-së.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari