Prishtinë, 30 prill 2026 15:02
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të HalkBank, duke i cilësuar ato si diskriminuese ndaj shqiptarëve në Serbi, pas refuzimit të donacioneve nga Kosova për Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Në reagimin e tij publik, Kamberi ka thënë se ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm.
“Veprimet e fundit të HalkBank për të refuzuar donacionet e ardhura nga Kosova për Këshillin Kombëtar Shqiptar, pa asnjë transparencë, pa vendim publik dhe pa arsyetim ligjor, përbëjnë një precedent shqetësues dhe të papranueshëm”, ka shkruar Kamberi.
Ai theksoi se nuk bëhet më fjalë për një çështje teknike, por për ndërhyrje politike
“Ky nuk është më një veprim teknik apo bankar, por një akt me përmbajtje të qartë politike dhe diskriminuese”, u shpreh ai.
Sipas tij, përfshirja e një institucioni financiar në këto procese është e papranueshme.
“Kur një institucion financiar ndërkombëtar bëhet pjesë e mekanizmave që pengojnë funksionimin e institucioneve legjitime të pakicës shqiptare në Serbi, atëherë kemi të bëjmë me bashkëpjesëmarrje në një politikë sistematike përjashtuese”, ka theksuar Kamberi.
Kamberi ka akuzuar edhe ndikimin politik nga Beogradi në këtë rast.
“Nën ndikimin e strukturave politike në Beograd, dhe konkretisht nën diktatin e ministrave që nuk përfaqësojnë interesin qytetar, por agjenda të ngushta partiake, po krijohet një klimë ku të drejtat elementare të shqiptarëve cenohen në mënyrë të vazhdueshme”, është shprehur ai.
Ai shtoi se refuzimi i donacioneve ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar.
“Refuzimi i donacioneve nga Kosova nuk është vetëm një goditje financiare ndaj Këshillit Kombëtar, por një përpjekje për të izoluar institucionalisht shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të penguar lidhjet e tyre natyrore me Kosovën”, tha Kamberi.
Më tej, ai paralajmëroi se çështja do të ngrihet në instanca ndërkombëtare.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit