Prishtinë 30 Prill 2026. 14:04
Prokuroria Themelore në Pejë ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Takimi u udhëhoq nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vucetaj, së bashku me koordinatoren për rastet e veprave penale të “Dhunës në familje”, zëvendës-kryeprokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Gjykatës Themelore në Pejë, Policisë së Kosovës, Mbrojtësi i viktimave, Qendrave për Punë Sociale, Strehimores, Spitalit Rajonal të Pejës, ekspert psikolog si dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare EULEX dhe OSCE në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, identifikimin dhe evitimin e mangësive ekzistuese, si dhe për forcimin e hallkave të bashkëpunimit institucional me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në trajtimin e këtyre rasteve.
Po ashtu, u shqyrtuan propozime për shqiptimin e dënimeve plotësuese për rastet e dhunës në familje, në përputhje me ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, mbetet e përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional për parandalimin e rasteve të dhunës në familje, ofrimin e mbrojtjes dhe kujdesit për viktimat, si dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë.
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka bërë homazhe sot në Prekaz në nderim të heroit Ilaz Kodra.
Hamza tha se Kodra dhe bashkë luftëtarët e tij ishin njerëz të mëdhenj që nuk e kursyen as jetën për liri dhe për atdhe.
“Me bashkëpunëtorë jam këtu për të shprehur respektin, falënderimin deri në përulje për heroin e kombit Ilaz Kodra, me bashkëluftëtarët e tij, me dëshmorët që e dhanë jetën që dhanë jetën për liri që na sot e gëzojmë. Mirënjohës përjetë”, deklaroi kreu i PDK-së.
“Kanë qenë njerëz të mëdhenj dhe njerëzit e mëdhenj, për lirinë dhe për atdheun nuk e kursejnë as jetën. Respekt dhe falënderim i përjetshëm për heroin e kombit Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij”, u shpreh ai

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë